Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pezullohet operacioni i kërkim-shpëtimit për turistin lituanez, i cili u zhduk më 5 shtator në Valbonë

NULL NULL
19.10.2024 14:03
Kërkimi në Valbonë

Më 13 tetor, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK), ka vazhduar kërkimin e turistit lituanez në bjeshkët e Valbonës të Shqipërisë, i zhdukur më 5 shtator të këtij viti.

Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit shqiptar, transmeton Klankosova.tv.

“Operacioni është zhvilluar në tre drejtime operacionale, një nga ajri me dron dhe dy të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekspertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.

Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë.

Operacioni thuhet se pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse.

lajme të ngjashme