Kryeziu: Vetë prezenca e Kurtit në fotografi me Kusari-Lilën tregon që ai është në mbrojtje të saj (VIDEO) NULL NULL 17.10.2024 00:00 17.10.2024 00:00 Koordinatori në Partinë Demokratike të Kosovës, Nijazi Kryeziu, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se i ka manipuluar të gjithëve për të ardhur në pushtet dhe se vazhdon të gënjejë dhe të jetë kryeministër. Duke folur për prezencën e Kurtit sot në shënimin e ditëlindjes së deputetes Mimoza Kusari-Lila, Kryeziu tha se vetë prezenca e Kurtit aty në fotografi tregon që ai është në mbrojtje të Mimozës dhe se ajo s’ka bërë asgjë të keqe sipas tij, sepse i ka realizuar urdhrat e tij. “Ai s’mund të thotë që ka bërë keq sepse Mimoza mund t’ia kthejë shpinën dhe të thotë se ‘unë i kam bërë me dijeninë tuaj’. Sepse po flitet edhe për një takim të kryeministrit në bashkëbisedimin që e ka ne chat me zyrtarë të Listës Serbe”, deklaroi Kryeziu në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova. “Është goditur rezerva shtetërore, janë goditur pikat më vitale te shtetësisë së Kosovës, dhe këta i mbrojnë. Departamenti i Shtetit edhe sivjet ka pasur raport që ka korrupsion institucional dhe mbrojtje të atyre që janë të akuzuar për korrupsion. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës. Këta i dalin në mbrojtje”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Është në gjendje të rëndë...” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati 4 orë më parë
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 5 orë më parë