Thirrje “Kosova është Serbi” në ndeshjen Serbi-Zvicër NULL NULL 12.10.2024 20:58 12.10.2024 20:58 Gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës, janë dëgjuar thirrje si “Kosovo je Srbije (Kosova është Serbi)”. Serbia ka pritur sonte Zvicrën për t’u përballur në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve. Kapiteni shqiptar Granit Xhaka, ka nisur ndeshjen me shiritin e kapitenit në krah. Ndërsa, në bankën rezervë te Zvicra është edhe një tjetër shqiptar me shtetësi zvicerane, Andi Zeqiri. Ndeshja po transmetohet direkt në “Sport 1” nga ArtMotion, ndërsa deri në publikim e këtij artikulli asnjë gol nuk është shënuar.