Ramush Haradinaj kujton heroin Abedin Rexha NULL NULL 08.10.2024 10:49 08.10.2024 10:49 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Abedin Rexha në përvjetorin e rënies. Kreu i AAK-së ka thënë se ishin bashkë me Abedin Rexhën në betejën e Qafë Mullarit. “Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si një luftëtar të madh, trim e i vendosur dhe njëri prej emrave të mëdhenj të lirisë së Kosovës. I paharruar kujtimi për të!”, është shprehur Haradinaj.