Zhegrova nuk e fsheh dëshirën që të luajë për Barcelonën NULL NULL 06.10.2024 22:03 06.10.2024 22:03 ”Është një ëndërr për mua të luajë për Barcelonën”. Këto ishin fjalët që Edon Zhegrova i kishte thënë në një intervistë për Klan Kosova para tre viteve. Por kjo u riaktualizua së fundmi nga mediat spanjolle, pasi kosovari ishte më i miri ndaj rivalit të blaugranëve, Real Madridit, sfidë në të cilën u shpall lojtari i ndeshjes. Por Zhegrova në një intervistë fresh për Klan Kosova tha se kjo ëndërr mund të realizohet. ”Po besoj që mundet me u arrit, veç me punë me përqendrim në futboll, besoj që mundet u arrit”, u shpreh Zhegrova. Ndryshe, Edon Zhegrova është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.