Një ditë pasi u konfirmua rikthimi në kombëtare, Muriq pranon katër gola NULL NULL 05.10.2024 18:33 05.10.2024 18:33 Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, ka pësuar katër gola në përballjen e sotme në Premier Ligë. West Ham e mposhti skuadrën e tij, Ipswich, me rezultat 4-1, raporton Klankosova.tv. Megjithatë, përkundër se e nxori katër herë topin nga porta e tij, gardiani priti nëntë tentime të tjera të londinezëve, duke u notuar më së shumti nga ekipi i tij. Ky ballafaqim i kampionatit anglez, erdhi vetëm një ditë pasi Federata e Futbollit të Kosovës konfirmoi rikthimin e tij në ekipin përfaqësues të shtetit, bashkë me Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijen. Kjo treshe ishin përjashtuar nga grumbullimi i muajit shtator, për shkak se e kishin lëshuar kampin, pa leje, njofton Klankosova.tv. Kosova më 15 tetor e zhvillon ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, ku në Prishtinë vjen kombëtarja e Qipros.