Sulmohen nga një person i maskuar, çifti nga Graçanica përfundon në QKUK NULL NULL 30.09.2024 10:42 30.09.2024 10:42 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Një tentim – grabitje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në Graçanicë. Rastin në polici e ka raportuar një çift bashkëshortor, të cilët kanë deklaruar se një person i maskuar kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Sipas tyre ai i ka sulmuar ata duke iu kërkuar para. “I njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa njësitë policore janë duke kryer proceduar hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë transmeton Klankosova.tv