Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Eksplodon” Cole Palmer, shënon katër gola veç në pjesën e parë

NULL NULL
28.09.2024 16:55

Chelsea po e mposht Brightonin me rezultat 4-2 në pjesën e parë të javës së gjashtë të Premier League.

Të gjithë golat për Chelsean i shënoi Cole Palmer, pavarësisht se Chelsea fillimisht ishte duke humbur.

Brightoni e shënoi golin e parë në minutën e 7-të me Rutte, teksa Palmer barazoi shifrat në minutën e 21-të dhe epërsinë e parë “Bluve” ia dha nga pika e bardhë në të 27-tën.

Katër minuta më vonë, Palmer e kompletoi hat-trickun, ndërsa Brightoni nuk u dorëzua duke shënuar vetëm pas tre minutash me Baleba për 3-2.

Ndërsa, për rezultatin e pjesës së parë Palmer shënoi sërish në minutën e 41-të të takimit.

Katër golat e shënuara nga Palmer rezultuan të ishin të vetmet të shënuara nga Chelsea në këtë ndeshje, e cila përfundoi pa ndryshime në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 13 pikë, ndërsa Brightoni gjendet në vendin e tetë me nëntë pikë.

 

lajme të ngjashme