Deponohen 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë, policia nis hetimet NULL NULL 27.09.2024 09:23 27.09.2024 09:23 Në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 700 euro të falsifikuara. Rastin në polici e ka paraqitur një zyrtar i bankës së dëmtuar, transmeton Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private ka informuar se nga klienti janë deponuar 700€ para të falsifikuar. Parat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.