Shefi parlamentar i PD-së i reagon Ramës pas dënimit të deputetit Salianji NULL NULL 26.09.2024 19:15 26.09.2024 19:15 Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Shqipëri, Gazment Bardhi, i ka reaguar kryeministrit shqiptar Edi Rama pas dënimit të deputetit Ervin Salianji. Ai e akuzon Ramën për “legjitimimin” e shpifjes si dëmim për kallëzim të rremë dhe sipas tij një dënim i tillë është i pari në histori, transmeton klankosova.tv. Reagimi i plotë: I pafytyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën. Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE! Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge. Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar. Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues. Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!