Emri i heroit Afrim Bunjaku vuloset në rrugën Ballaban-Bansjkë NULL NULL 24.09.2024 11:56 24.09.2024 11:56 Fotografia nga Ekonomia Online. Qeveria e Kosovës dje në mbledhje ka vendosur që rrugën rajonale R-217, segmentin Ballaban- Banjskë, ta emërtojë ‘’Afrim Bunjaku’’. Ky segment u përuruar pikërisht sot, në njëvjetorin e rënies së rreshterit Bunjaku dhe tani mban emrin e Heroit të Republikës së Kosovës, përcjell Klankosova.tv. Kujtojmë se në orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë, ku nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Rruga “Afrim Bunjaku”. Pamje nga Klan Kosova