Thuhet që Reali po ia lyp pasardhësin, por Ancelotti ka pritje të tjera NULL NULL 23.09.2024 17:38 23.09.2024 17:38 Përderisa gufojnë spekulimet se kush do ta zëvendësojë Carlo Ancelottin si kryetrajner të Real Madridit, ky i fundit mban ymyt të qëndrojë edhe më gjatë te klubi mbretëror. Fituesi i trefishtë i Ligës së Kampionëve me Kryeqytetasit, së fundmi e ka përsëritur dëshirën për të vazhduar qëndrimin në “Santiago Bernabeu”. “Të jesh te Real Madridi, klubi më i mirë në botë, ndjen si diçka e veçantë”, ka thënë Ancelotti. “Do të doja të qëndroja te Real Madridi për shumë e shumë vite. Nuk kam një afat skadimi”, ka thënë italiani, përcjell Fabrizio Romanoja në X.