Llapi mposht Ferizajn e Suhareka Feronikelin NULL NULL 21.09.2024 17:03 21.09.2024 17:03 Sot është luajtur xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll. Llapi e ka mposhtur Ferizajn si mysafir, me golin e shënuar në minutën e ’73-të të takimit, pas një asistimi të Valmir Veliut. Ndërsa, me formë të mirë ka vazhduar edhe ekipi që u inkuadrua këtë vit në Superligë, Suhareka, të cilët e mposhtën Feronikelin. Golin e parë në këtë takim e shënoi Mevlan Zeka, në minutën e ’45+6 të pjesës së parë, njofton Klankosova.tv. Zeka në këtë takim e shënoi edhe golin e dytë në ndeshje, ku arriti të realizonte në minutën e ’61-të.