Gjakovë, aktakuzë kundër shtatë personave për 13 vepra penale NULL NULL 17.09.2024 15:39 17.09.2024 15:39 Foto ilustruese Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë kundër shtatë personave nën dyshimin për veprat penale, “Fajde”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjykatës i propozohet konfiskimi i përhershëm: 12 veturave, tri motoçikletave, katër armë të llojeve të ndryshme, si në aktakuzë. Më poshtë i keni inicialet e të dyshuarve dhe veprat penale për të cilat akuzohen : Për të pandehurin A.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”. Për të pandehurin B.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Për të pandehurin Z.Z., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”. Për të pandehurin M.P., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Për të pandehurin G.Ll., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Për të pandehurin Xh.L., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”. Për të pandehurin H.Gj., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja”.