Prishtinë: Gruaja e detyroi 71-vjeçarin të paguajë 50 mijë euro për të mos ia publikuar fotot intime NULL NULL 17.09.2024 10:45 17.09.2024 10:45 Një grua është arrestuar nga policia si e dyshuar për shtantazh. 41-vjeçarja dyshohet se e kishte detyruar një burrë të paguante hiç më pak se 50 mijë euro. Dyshohet se e dyshuara dhe burri 71-vjeçar kishin raporte intime mes vete, bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv Krejt kjo nisi kur raportet mes tyre nisën të përkeqësoheshin. E dyshuara shantazhin e realizoi duke e detyruar viktimën që të paguante, në mënyrë që fotot intime të mos ia dërgonte familjes. Ajo u prangos të hënën dhe u dërgua në mbajtje. Ndaj saj është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit nisi hetimet për vepren penale “Shtantazh”. Prokuroria Themelore e Prishtinës, me kohë do t’i ndërmerr veprimet e nevojshme për ta adresuar çështjen pranë gjykatës kompetente./ Klankosova.tv