Fëmijët në trafik: Lansohet projekti për sigurinë rrugore NULL NULL 12.09.2024 20:56 12.09.2024 20:56 Sot është bërë lansimi i projektit për sigurinë rrugore, ku me telefon nxënësit do mund të marrin aplikacionin përmes së cilit do kuptojnë rregullat e trafikut. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur në lidhje me projektin “Siguria për Fëmijët në Trafik”, përcjell Klankosova.tv. “Programi bazohet në vizion e qartë, çdo fëmijë duhet të fitojë njohur të duhura për të qenë i sigurtë në rrugë”, është shprehur ajo. Për këtë projekt përkrahje erdhi edhe nga Gjermania, derisa lansimi u bë në shkollën “Naim Frashëri” në kryeqytet dhe mori pjesë edhe ministri Liburn Aliu.