Llapi falënderon Ilir Krasniqin për kontributin e dhënë NULL NULL 12.09.2024 17:29 12.09.2024 17:29 Foto nga KF Llapi Klubi futbollistik Llapi, ka falënderuar për kontributin e dhënë, futbollistin Iliri Krasniqi. Ilir Krasniqi është transferuar nga Llapi tek një tjetër skuadër, transmeton klankosova.tv. Nënkampioni i Koosvë, Llapi ka shprehur dhe krenarinë që ka për këtë futbollit. “Një falënderim i veçantë shkon nga kryetrajneri Tahir Batatina, njeriu i cili e pa Ilirin duke luajtur në Ligën e Dytë të Kosovës dhe e ftoi atë për të kaluar në Ligën e parë në skuadrën e KEK-ut për gjashtë muaj, për t’u transferuar më pas tek KF Llapi. Me këshillat dhe udhëheqjen e tij, Iliri arriti të kontribuojë në skuadrën e Llapit, kur askush nuk besonte që ky djalosh do të bëhej një yll i futbollit. Ne si klub e në veçanti kryetrajneri Tahir Batatina, e mbështeti dhe punoi së bashku me Ilirin për t’i fituar dy Kupa të Kosovës dhe një Superkupë, duke luajtur tri herë radhazi në gara evropiane, duke u renditur nënkampion të Kosovës dhe duke prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në njoftimin e ekipit. “Jemi shumë krenar për ty, Ilir. Ti do ta prezantosh Llapin në mënyrën më të mirë dhe ne jemi krenar që të besuam gjithmonë”.