I dyshuari që theri me thikë një person në Deçan, dërgohet në spital NULL NULL 10.09.2024 10:21 10.09.2024 10:21 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. I dyshuari që theri me thikë një person në Deçan, mbrëmjen e së dielës është dërguar në spital pasi i njëjti gjatë rastit të ndodhur kishte pësuar lëndime. Kështu ka njoftuar policia përmes raportit. “Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, gjithashtu është sekuestruar edhe një mjet i mprehtë –thike që dyshohet të jetë përdorë në rast. Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në spital, pasi që i njëjti gjatë rastit të ndodhur kishte pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.