Flet për herë të parë Muriqi pas largimit: Vendimi s’ishte aspak i drejtë, llafet që qarkullojnë s’janë të vërteta NULL NULL 08.09.2024 14:02 08.09.2024 14:02 Aro Muriq Pas vendimit të FFK-së për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arjanet Muriq nga grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve është deklaruar vetë portieri i kombëtares, Arjanet Muriq. Ai tha për Klan Kosova se vendimi i marrë nuk ishte aspak i drejtë dhe fjalët që po qarkullojnë nuk janë të vërteta. “Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh Muriq për Klan Kosova. Nga burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë bërë me dije për Klankosova.tv, se arsyeja e përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arjanet Muriq, Florent Muslijës nga kombëtarja është qëndrimi i vonë në klube të natës. Sipas burimeve, kjo nuk ishte hera e parë që ata veprojnë kështu. Më herët gjatë ditës, FFK-ja, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda tre futbollistët I përjashtoi nga ekipi i Kombëtares së Kosovës. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.