Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

NULL NULL
08.09.2024 12:21
Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave
Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë, u angazhua menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.

Në një postim në Facebook, thuhet se trupat shqiptare janë në gatishmëri, njofton Klankosova.tv.

“Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme