Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita sot e nis rrugëtimin në Superligë

NULL NULL
02.09.2024 10:02
Drita, Conference League,

Drita sot e nis rrugëtimin e saj në Superligën e Kosovës.

Kampionati tashmë është në javën e katërt.

Skuadra nga Gjilani nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për shkak se ishte e angazhuar në ndeshjet kualifikuese në Conference League.

Ballafaqimin e parë Drita do ta zhvillojë sot kundër Ferizajt me fillim nga ora 16:00.

Në tri xhirot e para, Ferizaj ka një humbje një barazim dhe një fitore.

Këtë vit, skuadra e Dritës është treguar më e suksesshmja./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme