Detaje nga përplasja mes Sekiraqëve dhe Capave ku mbeti i vdekur një person NULL NULL 02.09.2024 08:54 02.09.2024 08:54 Pamje nga gjuajtjet me armë zjarri Një përplasje e armatosur mes dy grupeve ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Rreth orës 22:04 në rrugën Gazmend Zajmi, dy familje të njohura të Prishtinës, Sekiraqa dhe Gashi – Capat, i qëruan hesapet mes tyre. Si pasojë, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën. Këta të fundit aktualisht po trajtohen në QKUK, nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. “Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, njofton policia transmeton Klankosova.tv