Tifozët futen në fushë, ndërpritet ndeshja në Drenas NULL NULL 31.08.2024 17:01 31.08.2024 17:01 Mbrojtësi i Dukagjinit, Ilir Syla. Foto | KF Dukagjini / FB Tifozët e Feronikelit ’74 kanë hyrë në fushë gjatë ndeshjes kundër Dukagjinit në kuadër të Superligës. Për këtë arsye, ndeshja është ndërprerë për rreth 15 minuta. Gjithçka rinisi vetëm pasi u zbraz pjesa e stadiumit ku ishin të vendosur “Tigrat e zi”, raporton Klankosova.tv. Ndeshja u ndërpre në minutën e 27-të, ndërsa vazhdoi pas minutës ’40. Aktualisht, rezultati në “Rexhep Rexhep” është 1-0 për Dukagjinin. Golin e vetëm deri më tani e shënoi Ilir Syla në minutën e 13-të. /Klankosova.tv