Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagoset aksidentalisht një person në Podujevë

NULL NULL
31.08.2024 09:27
Foto ilustruese e Policisë së Kosovës.
Foto ilustruese

Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, aksidentalisht një tjetër person.

Policia ka bërë të ditur se në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  24 copë fishekë, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se  aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në  QKUK.  Si dëshmi materiale në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  24 copë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme