Arrestohet një i mitur në Podujevë, plagosi një person NULL NULL 30.08.2024 11:03 30.08.2024 11:03 Arrestim, foto ilustruese Një i mitur është arrestuar natën e së enjtes në Podujevë, i cili dyshohet se plagosi një tjetër. I dyshuari akuzohet për “lëndim të rëndë trupor” dhe “përdorim të armës”. Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Është arrestuar një person i mitur për veprat ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘përdorim i armës’”, tha Ahmeti për Klankosova.tv. Në koordinim me prokurorinë, ajo tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore.