Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë, arrestohen dy persona për pesë raste të vjedhjeve

NULL NULL
29.08.2024 16:10
Foto: Ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje të rënda.

Në njoftimin e policisë thuhet se rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole.

“Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe  arrestojnë personat e dyshuar: A. M. mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dh  A.Q . femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës”.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku  pesë raste të vjedhjeve të rënda. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme