Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia kryen aksion në Pejë dhe Klinë, arrestohen dy persona për mashtrim dhe dëm në mbi 80 mijë dollarë

NULL NULL
28.08.2024 17:02
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese. Policia e Kosovës

Policia e Kosovës në bashkërendim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka realizuar një aksion në dy lokacione në Pejë dhe Klinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky aksion u bë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë., ku ky aksion është zhvilluar pas hetimeve disa mujore me dyshimin se persona të dyshuar janë duke kryer veprat penale të mashtrimit dhe shantazhit përmes sistemeve kompjuterike (internetit).

Në këtë operacion policor janë kontrolluar dy lokacione si dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar (një mashkull dhe një femër) shtetas kosovarë.

“I dyshuari kryesor në këtë rast ka përdorur rrjetet sociale duke përdorur emër dhe fotografi personale të rrejshme, me qëllim të zhvatjes financiare i dyshuari ka arritur të mashtroj viktimën e cila i ka dërguar atij para përmes unioneve financiare. Të dyshuarit me veprimet e tyre kanë vënë në lajthim dhe kanë mashtruar viktimën duke i shkaktuar dëm me vlerë mbi 80 mijë dollarë amerikanë”, thuhet në njoftim.

Poashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar gjësendet si në vijim:

–              Një veturë;

–              Dëshmi të transaksioneve nga unionet financiare;

–              Dy telefona mobil;

–              Dy revole;

–              Tetë copë municion;

–              Një maskë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme