Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muriqi “i han” tri gola për 4 minuta nga City, s’mungojnë as gafat e tij

NULL NULL
24.08.2024 16:27
Haaland shënon ndaj Muriqit të Ipswichit. Foto | AP

Portieri i Ipswich Town, Aro Muriq, po kalon momente shumë të rënda me skuadrën e tij kundër Manchester Cityt.

Ndonëse ekipi i tij kaloi i pari në epërsi ndaj “Qytetarëve” në minutën e 7-të përmes Sammie Szmodics, gjithçka mori tatëpjetën 3-4 minuta më pas.

Në minutën e 11-të, portieri i Kosovës Aro Muriq, pësoi golin e parë nga Haaland nga pika e bardhë. Tre minuta më pas, u ndëshkua nga De Bryne (’14), kurse golin e tretë e “hëngri” në minutën ’15 nga i pandalshmi, Erling Haaland.

lajme të ngjashme