Me 14 shkurt One Billion Rising edhe në Prishtinë NULL NULL 11.02.2016 21:23 11.02.2016 21:23 Me 14 shkurt në Prishtinë të gjithë mund ta ngrisin zërin kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave e këtë gjë mund ta bëjnë duke i’u bashkangjitur fushatës One Billion Rising. OBR është një lëvizje globale e nisur në vitin 2012 në fillim nga Eve Ensler që kishte për synim t’i jepte fund dhunës seksuale ndaj grave, njofton Klan Kosova. One Billion Rising në Kosovë organizohet nga Rrjeti i Grupeve të Grave, Artpolis dhe Girls Coding Kosova, të cilat organizojnë një marshim, përformancë artistike dhe vallëzim i OBR. Në fillim prej orës 11:45 deri në 12:00 bëhet takimi dhe përgatitja e pjesëmarrësve të marshimit para Teatrit Kombëtar, 12:00-12:20- marshimi nga Teatri Kombëtar drejtë sheshit Zahir Pajaziti, 12:20 – 12:30 – performanca “MOS HESHT” nga Dardana Mehmeti si dhe në ora 12:30 – 12:45 bëhet vallëzimi i One Billion Rising.