Ka përfunduar autopsia e trupit të Faton Hajrizit në IML NULL NULL 09.08.2024 17:13 09.08.2024 17:13 IML, Faton Hajrizi Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka përfunduar obduksionin e trupit të Faton Hajrizit. Burime të Klan Kosovës bëjnë me dije se autopsia është kryer në orën 16:00, dhe trupi i pa jetë i Hajrizit pritet shpejt t’u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit, njofton Klankosova.tv. Trupi i të ndjerit është kthyer mbrëmë në Kosovë, pas insistimit të avokatit të familjes Hajrizi, Arianit Koci, i cili tha se pati bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd. Ndërkohë ishin pikërisht familjarët ata që në prani të mjekut kujdestar, identifikuan trupin e Faton Hajrizit, për t’i lëshuar rrugë më pas procedurave të obduksionit. Tani pritet që IML të japë detaje lidhur me rezultatet e autopsisë.