Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani s’e shijon “Fadil Vokrrin” e rinovuar, mposhtet nga Larne

NULL NULL
08.08.2024 22:02

Ballkani është mposhtur në “Fadil Vokrri” nga Larne në kuadër të rundit të tretë të kualifikimeve për Conference League.

Suharekasit e patën dominimin e plotë të ndeshjes, ku 60 për qind e posedimit i takoi Ballkanit, ndërsa krijoi 11 shanse për gol, për dallim prej Larnes që i pati vetëm pesë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, 0-0, ndërsa ishte Donnelly ai që në minutën e 89, pas një krosimi në zonë e çoi topin në rrjetë.

Kjo ishte ndeshja e parë e një ekipi nga Kosova që u zhvillua pas rinovimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

lajme të ngjashme