Irani thotë se nuk dëshiron përshkallëzim rajonal, por thekson se Izraeli “duhet të dënohet” NULL NULL 05.08.2024 10:20 05.08.2024 10:20 Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Nasser Kanaani. Foto: AP Irani thotë se nuk po kërkon të përshkallëzojë tensionet në Lindjen e Mesme, por beson se duhet të “dënojë” Izraelin për të parandaluar paqëndrueshmëri të mëtejshme. Duke folur sot, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Nasser Kanaani tha se Teherani nuk po kërkon një konflikt më të gjerë në rajon, por “ndëshkimi i Izraelit është i nevojshëm”. Kjo vjen pas sulmit ajror të Izraelit në Bejrut javën e kaluar që vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh. Izraeli nuk e ka marrë publikisht përgjegjësinë për vrasjen e Haniyeh, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.