Ballkani ende e vuan kartonin e kuq të Adetunjit, i mungon edhe sot NULL NULL 30.07.2024 19:19 30.07.2024 19:19 Në stadiumin “Tony Bezzina” në Paola të Maltës, kampionët e Kosovës në futboll e kërkojnë kualifikimin në rrethin e tretë eliminator të Konferencës Evropiane. Ndeshja e parë ndërmjet Ballkanit dhe Hamrun Spartans u mbyll pa gola në Podujevë, kurse sot me fillim në orën 20:00 zhvillohet akti i dytë, raporton klankosova.tv. “Xhebrailat” do ta ndjejnë përsëri mungesën e sulmuesit të tyre kryesor, Sunday Adetunji, i cili për shkak të kartonit të kuq që e mori ndaj Santa Colomas, nuk mund të paraqitet as në ballafaqimin e kësaj të marte, sikurse mungoi edhe në përballjen e parë. Trajneri Ilir Daja, ka vendosur të zbres në fushë me formacionin e njejtë si të para një jave. Në portë Enea Koliçi, Bajram Jashanica dhe Gentrit Halili në qendër të mbrojtjes, kurse në krahë, Arbër Potoku e Astrit Thaqi. Mesfusha udhëhiqet nga Lindon Emerllahu, bashkë me Marsel Ismajlgecin dhe brazilianin Queven Inacio, kurse në sulm Bernard Karrica, i mbështetur nga krahët me Almir Kryeziun dhe Walid Hamidin. Formacioni, FC Ballkani, Conference League Në rast të fitores, Ballkani do të ballafaqohet me kampionin e Irlandës Veriore, FC Larne, në duelin që siguron fazën kulminante eliminatore, Play-Off, njofton klankosova.tv. Suharekasit asnjëherë nuk janë eliminuar në kualifikimet e UEFA Europa Conference League, pasi në dy pjesmarrjet paraprake, kanë shkuar deri në grupet e këtij kompeticioni.