Çeku: Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen NULL NULL 16.07.2024 21:44 16.07.2024 21:44 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur restaurimi i shtëpisë dhe odës së Haxhi Ahmetit në Remnik të Vitisë. Çeku tha se ishte ndërtuar në shekullin e 19-të. Ai theksoi se ky objekt është shembull autentik i shtëpive të banimit të asaj periudhe. “Asete të tilla janë vlerë e shtuar e vendit tonë dhe pasqyrë e trashëgimisë sonë të pasur kulturore”, tha Çeku. “Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen”, shtoi i pari i MKRS-së.