Së shpejti kërkesa për paraburgim ndaj shtetasit turk që dyshohet se theri për vdekje 26-vjeçarin në Prizren NULL NULL 08.07.2024 11:18 08.07.2024 11:18 Prokuroria Themelore në Prizren Një 26-vjeçar nga Prizreni, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga thika. Lidhur me ngjarjen tragjike si i dyshuar është ndaluar një shtetas turk. Rastin po e heton Prokuroria Themelore e Prizrenit. Zëdhënësja Fitore Mehmeti – Sejrani, tha për Klankosova.tv se E.A dyshohet për vepren penale “Lëndim i rëndë trupor”. Mehmeti-Sejrani theksoi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. “Rasti është duke u hetuar nga prokuroria në bashkëpunim me policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund t’ju japim detaje tjera”, tha ajo. Ky është i dyshuari që theri për vdekje 26-vjeçarin në Prizren