Policia gjen marihuanë në një veturë në Prishtinë NULL NULL 07.07.2024 11:23 07.07.2024 11:23 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Policia ka ndaluar veturën me targa vendore ku gjendeshin tre burra dhe gjatë kontrollit në këtë veturë është gjetur dhe konfiskuar 15.08 gram marihuana. Në raportin e policisë thuhet se dy prej tyre janë intervistuar si të dyshuar, ndërsa i tretë si dëshmitar, përcjell Klankosova.tv. “Policia ka ndaluar veturën me targa vendore ku gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 15.08 gram”. “Dy prej tyre janë intervistuar si të dyshuar, ndërsa personi i tretë si dëshmitar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.