Zubin Potok: Vëren patrullën e policisë, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur me armë në dorë NULL NULL 07.07.2024 09:57 07.07.2024 09:57 Policia e Kosovës. Foto: Ilustrim Një person në Zubin Potok sapo ka vërejtur patrullën policore është larguar nga vetura në drejtim të panjohur ku dyshohet të kishte në dorë një AK-47. Ndërkaq policia ka konfiskuar veturën, ndërsa rasti është ende nën hetim, përcjell Klankosova.tv. “Policia gjatë patrullimit ka hasur në një veturë me targa vendore, i dyshuari në momentin që ka vërejtur patrullën policore është larguar nga vetura në drejtim të panjohur dyshohet të kishte në dorë një AK-47. Vetura në fjalë është konfiskuar, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.