Rreth 2300 gjoba trafiku për një ditë në Kosovë NULL NULL 04.07.2024 09:33 04.07.2024 09:33 Foto ilustruese e shqiptimit të gjobës. Policia e Kosovës për një ditë ka regjistruar gjobat e trafikut në tërë territorin e vendit tonë. Gjithsej, 2 mijë e 280 njerëz u gjobitën në komunikacion, njofton Klankosova.tv. Po ashtu, në raportin e policisë, janë dhënë detaje edhe për aksidentet e personat e arrestuar në 24 orët e fundit. 24 aksidente me të lënduar e 32 me dëme materiale shënohen brenda një dite në Kosovë. Ndërkaq, 22 person janë arrestuar e 13 janë dërguar në mbajtje.