Rihapet “Albkings”, grupi denigrues ndaj grave e vajzave NULL NULL 25.06.2024 16:39 25.06.2024 16:39 Rihapet grupi "Albkings" Është hapur sërish grupi “Albkings”, i cili po publikon foto e video intime, por edhe të dhënat personale të grave e vajzave. Në redaksinë e Klankosova.tv kanë ardhur bisedat nga grupe të ndryshme për rihapjen e “Albkings-it”, duke bërë thirrje që të përhapet informata për rihapjen e tij. “Çka po pret, kallxoj krejt shoqërisë, mahallës e kojshive që “Albkings” është rikthyer me shumë degjenerime”, thuhet ndër të tjera. Megjithëse, në fund të muajit të kaluar, prokuroria kishte njoftuar se grupi ishte mbyllur përfundimisht, e njëjta gjë duket se nuk ka ndodhur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025