Shpërthimi i baterive në fabrikën e Koresë së Jugut, 22 të vdekur NULL NULL 24.06.2024 17:34 24.06.2024 17:34 Fabrika e baterive ne te cilen shpertheu zjarri ne Korene e Jugut Të paktën 22 persona janë vdekur si pasojë e një zjarri masiv që filloi në një fabrikë në Korenë e Jugut pasi disa bateri litium shpërthyen. Zjarri shpërtheu të hënën në mëngjes në uzinën Aricell në qytetin Hwaseong, rreth 45 kilometra në jug të kryeqytetit Seul. Pamjet e televizionit lokal treguan re të mëdha tymi dhe shpërthime të vogla që shpërthyen ndërsa zjarrfikësit kërkuan të shuanin zjarrin. Një pjesë e çatisë ishte shembur. Koreja e Jugut është një prodhuesi kryesor i baterive të litiumit, të cilat përdoren në shumë artikuj nga automjetet elektrike te laptopët. Zyrtari i zjarrfikësve, Kim Jin-young, tha se 18 punëtorë kinezë, një laosian dhe dy punëtorë koreano-jugor ishin konfirmuar të vdekurve. Një trup i fundit ende nuk është identifikuar, dhe ekziston frika se të paktën një person tjetër mund të jetë zhdukur. “Shumica e trupave janë djegur keq, kështu që do të duhet pak kohë për të identifikuar secilin”, tha Kim, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Tetë persona të tjerë u plagosën – dy në gjendje të rëndë – nga 100 që ishin duke punuar kur shpërtheu zjarri, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.