Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Lipjan NULL NULL 24.06.2024 08:25 24.06.2024 08:25 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Lipjan. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, raporton Klankosova.tv. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij, nga fqinja e tij ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.