Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netanyahu thotë se luftimet intensive kundër Hamasit po marrin fund, por lufta do të vazhdojë

NULL NULL
23.06.2024 21:44
Benjamin Netanjahu
Foto: Reuters

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se fazës së luftimeve intensive kundër Hamasit po i vjen fundi, por se lufta nuk do të përfundojë derisa grupi islamik të mos kontrollojë më Rripin e Gazës.

“Pasi të kenë përfunduar luftimet intensive në Gaza”, tha Netanyahu, kjo do të lejojë Izraelin të vendosë më shumë forca përgjatë kufirit verior me Libanin, ku luftimet janë përshkallëzuar me Hezbollahun e mbështetur nga Irani.

“Pas përfundimit të fazës intensive, ne do të kemi mundësinë të zhvendosim një pjesë të forcave në veri. Dhe ne do ta bëjmë këtë. Para së gjithash për qëllime mbrojtëse. Dhe së dyti, për të sjellë banorët tanë (të evakuuar) në shtëpi”, tha Netanyahu në një intervistë me Channel 14 të Izraelit.

“Nëse mundemi, do ta bëjmë këtë në mënyrë diplomatike. Nëse jo, do ta bëjmë në një mënyrë tjetër. Por ne do t’i sjellim (banorët) në shtëpi”, tha ai, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme