Dyshohet për aksident me fatalitet në Mitrovicë NULL NULL 23.06.2024 18:05 23.06.2024 18:05 Foto ilustruese. Shiriti i policisë Një aksident me fatalitet dyshohet se ka ndodhur sot në hyrje të Mitrovicës. Sipas Mitropol, aksidenti ka ndodhur në afërsi të varrezave ortodokse, transmeton Klankosova.tv Tutje thuhet se i vdekur ka mbetur drejtuesi i motoçikletës. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë edhe me spitalin e Mitrovicës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka ndonjë përgjigje. Do t’ju mbajmë të informuar lidhur me rastin.