Arrestohet një burrë në Podujevë, dyshohet se vodhi trotinet elektrik në një veturë NULL NULL 23.06.2024 09:36 23.06.2024 09:36 Foto ilustruese. Vjedhja. Policia ka bërë të ditur se një vjedhje ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës, ku një person ka vjedhur një trotinet elektrik në një veturë. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me forcë kishte hapur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe kishte vjedhur një trotinet elektrik. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.