Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohen katër persona për fajde, detyrim dhe rrëmbim

NULL NULL
20.06.2024 21:42
Foto ilustruese, fajde
Foto ilustruese, fajde

Katër persona janë ndaluar deri më tani si të dyshuar për fajde, detyrim dhe rrëmbim, në aksionin policor që po zhvillohet në Pejë.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Më kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamentit të Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në kompetencë territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe janë arrestuar dhe ndaluar me udhër të Prokurorit të Shtetit, katër persona të dyshuar për veprat penale Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”, tha Nikçi.

Derisa më herët, policia njoftoi se po e zhvillon një aksion në Prishtinë dhe Pejë ku janë ndaluar tre persona.

Goditet grupi kriminal që dyshohet për fajde në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona

lajme të ngjashme