Vëllai lajmëron vëllanë në polici, thotë se shkakton probleme dhe bën kërcënime NULL NULL 20.06.2024 08:50 20.06.2024 08:50 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Një burrë në Pejë ka lajmëruar vëllanë e vetë në polici pasi sipas tij, ai shkakton probleme në shtëpi dhe bën kërcënime. I dyshuari është arrestuar. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar një kohë të gjatë shkakton probleme në shtëpi duke i ofenduar dhe kërcënuar pasi që i njëjti është konsumues i alkoolit dhe ka probleme psikike. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv.