Policia e Kosovës për Bajram gjobit 648 persona në trafik NULL NULL 17.06.2024 09:50 17.06.2024 09:50 Foto ilustruese: Gjobitje Për 24 orë në Kosovë u realizuan 648 gjoba trafiku. Ky numër nuk është dhe aq i ulët, por duke e krahasuar me ditët e kaluara, javët e muajt, shihet një dallim goxha i madh, njofton Klankosova.tv. Ndërkaq, në raportin e policisë janë regjistruar dhe një aksident trafiku me fatalitet, 17 me të lënduar si dhe 19 me dëme materiale. Po ashtu janë arrestuar 12 persona, e 7 janë dërguar në mbajtje përgjatë 24 orëve të fundit.