Kurti, Blairit: Ndihemi të nderuar me prezencën tuaj – kur folët në Kuvend, s’pati qeveri-opozitë NULL NULL 10.06.2024 13:52 10.06.2024 13:52 Kryeministri Albin Kurti takon ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Foto: Screenshot / Qeveria Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur sot në takim ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blairin. Kurti tha se ndihet i nderuar me prezencën e Blairit në Kosovë. “Faleminderit kryeministër Blair. Është nder i madh që të kemi në mesin tonë. Faleminderit për fjalimin e mrekullueshëm në parlament. Për ato minuta sa ju folët, nuk kishte pozitë dhe opozitë”, tha Kurti gjatë takimit me ish-kryeministrin britanik. I pari i Qeverisë shprehu konsideratë të për ish shefin e qeverisë britanike. “Një mik në ditë të vështira është një mik i vërtetë. I tillë është kryeministri Blair”, tha Kurti. Zyra e Kryeministrit ndau pamje edhe nga takimi Kurti-Blair. View this post on Instagram A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)