Zbulohet numri i Mbappes në fanellën e Real Madridit NULL NULL 04.06.2024 09:45 04.06.2024 09:45 Kylian Mbappe mund ta ketë fatin e Cristiano Ronaldos porsa i përket numrit që do e mbajë në fanellën e Real Madridit. Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Mbappe nuk i ka kërkuar Realit që të marrë numrin 10. Këtë numër për momentin e ka Luka Modriq, i cili pritet të qëndrojë edhe për një sezon në “Santiago Bernabeu”. Sipas Romanos, sulmuesi francez fillimisht pritet ta mbajë numrin nëntë në fanellë. Kështu Mbappen si duket do ta përcjellë fati i Ronaldos, i cili e mori gjithashtu numrin nëntë për herë të parë, duke e pritur numrin 7, të cilin e kishte në atë kohë Rauli.