Forcohen raportet Kosovë- Turqi NULL NULL 03.06.2024 20:53 03.06.2024 20:53 Forcohen raportet Kosovë- Turqi Ka përfunduar vizita në Turqi e delegacionit të Qeverisë së Kosovës, të kryesuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Që nga e premtja e kaluar e deri më sot, Kurti me disa anëtarë të kabinetit të tij zhvilloi disa takime të rëndësishme, me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, ministrin e Mbrojtjes Yasar Guler e shumë takim të tjera, duke konfirmuar trashjen e miqësisë mes dyja vendeve. Sot, u zhvillua Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi, ku u prezantua nga afër potencial ekonomik dhe ajo se çka ofron vendi për investitorët turq. Në ndërkohë u premtua se do të ketë investime miliardëshe në disa fusha. Gjithashtu sot, shefi i qeverisë vizitoi edhe fabrikën ku prodhohen dronët “Bayraktar”. Vizita në Turqi u përcoll nga afër prej ekipit të Klan Kosovës, gazetarit Besnik Tahiri dhe kameramanit Agon Bejtullahu.